Me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dënuar me 109 vite burg në total, 9 të pandehurit në gjyqin e njohur si ai i xhihadistëve.

Togat e zeza kanë lënë të pandryshuar vendimin për dy imamët Genci Balla, Bujar Hysa, si dhe për Gert Pashjan e Edmond Ballën.

Ndërkohë për 5 të akuzuarit e tjerë, Apeli ka ulur dënimin. Përfundimisht, Orion Reçi është dënuar me 6 vite heqje nga 10 që kishte vendosur Shkalla e Parë. Ulje të dënimit kanë përfituar edhe Fadil Myslimani, Verdi Morava, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola.

Këta akuzohen se kanë dërguar në Siri për të luftuar përkrah ISIS rreth 90 shqiptarë. Në përfundim të seancës, imami i vetëshpallur i Unazës së Re, Armand Ali tha se përndjekja e besimtarëve myslimane vazhdon.

Si çdo seancë tjetër, edhe kjo e kësaj të mërkure është ndjekur nga mbështetësit e të pandehurve, të cilët kanë qenë të shumtë në numër.